Nikolas Anelka ka hapur zërat për një kthim të mundshëm në radhët e Paris Sent Zhërmen duke u shfaqur në stërvitjen e kësaj skuadre, te e cila ka edhe dy eksperienca të mëparshme.
33 vjeçari është aktualisht kontingjent i ekipit kinez të Shangai Shenhua, të cilit iu bashkua në janarin e vitit 2011 nga radhët e Çelsit, por duket se eksperienca në Azi nuk ka shkuar siç e mendonte dhe po bëhet gati të kthehet në Evropë.
Sipas TransferNewsCentral.com, ai është shfaqur në stërvitje me skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti për t’i treguar këtij të fundit se është ende në gjendje të mirë dhe mund t’i japë një dorë për arritjen e objektivave sezonalë.
Deri tani, zyrtarisht mendohet se është interesuar vetëm skuadra angleze e QPR, ndonëse mendohet se vetë Anelka preferon të kthehet në vendlindje.
Ai luajti për PSZH kur ishte adoleshent, në vitin 1996, ndërsa iu bashkua këtij klubi për herën e dytë në vitin 2000, ndërsa eksperiencat e tij të tjera në futbollin evropian janë me Arsenal, Liverpul, Bolton, Real Madrid, Fenerbahçe, Mançester Siti e Çelsi.
Në vitin 2012 me Shangai Shenhua ai ka shënuar vetëm 3 gola në 24 ndeshje me këtë skuadër. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 January 2013 11:59