|
|
Thursday, 10 January 2013 09:09 Eksperienca te Real Madrid ka bërë që Zhoze Murinjo të humbë qetësinë e tij karakteristike. Trajneri portugez ka shfaqur shenja nervozizmi të theksuar gjatë takimit kundër Selta Vigos, të vlefshëm për Kupën e Mbretit në Spanjë.
Pas një episodi ku mbrojtësi Andres Tunez kishte një kontakt me Kristiano Ronaldon në hyrje të zonës së rreptësisë, me sulmuesin e Realit që humbi mundësinë të shkonte drejt portës, Murinjo pati një reagim mjaft të pazakontë për të. Ai mori një top që qëndronte para pankinës së tij dhe e shkelmoi me forcë pikërisht drejt pankinës, fatmirësisht pa goditur asnjë prej ndihmësve të tij që u shmangën në moment. Më pas ai u ul në pankinë i inatosur, duke sharë gjyqtarin që nuk dha karton të kuq për lojtarin kundërshtar, por vetëm karton të verdhë.
Nervozizmi i Murinjos mund të jetë shtuar nga fakti se tifozët e Realit përsëri e kontestuan atë dhe për më tepër lëshuan thirrje e vërshëllima kundër tij para fillimit të takimit e gjatë ndeshjes.
Sikur të mos mjaftonte kjo, gazeta Marca” ka publikuar një sondazh të kryer mes tifozëve të Realit, sipas të cilit, 66.6% e të anketuarve mendojnë se veprimet dhe deklaratat e Murinjos po dëmtojnë klubin. Të intervistuarit i kanë dhënë notën mesatare 6.68 trajnerit portugez, ndërsa 54.4% e tyre mendojnë se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë te madrilenët. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »