Gerald Asamoah, futbollisti i parë me origjinë afrikane që ka veshur fanellën e kombëtares gjermane të futbollit, ka akuzuar pikërisht ish-shokët e tij në përfaqësueses se nuk i kanë dalë në krah sa herë është përballur me çështjet e racizmit.
Në një ekstrakt të autobiografisë së tij, të publikuar nga “Bild”, Asamoah tregon për koret raciste ndaj tij në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë në vitin 2006, nga tifozët e Hansa Rostok. Lojtari, që në atë periudhë luante me Shalken, priste që të paktën Balak dhe të tjerët të reagonin publikisht ndaj kësaj ngjarje të shëmtuar.
“Do të më kishte pëlqyer që të kishte një reagim të lojtarëve të tjerë të kombëtares, duke filluar nga kapiteni Balak, kundër asaj që kishte ndodhur. Por kjo nuk ndodhi dhe një gjë e tillë më ka mërzitur shumë dhe më bëri të mendohesha gjatë. Çfarë sensi ka të luash për një vend, tifozët e të cilit nuk të duan?”, ishte komenti i Asamoah rreth kësaj çështje. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 January 2013 15:16