Andrea Stramaçioni është i bindur se ndeshja do të kishte pasur një fund tjetër nëse ndaj skuadrës së tij nuk do të ishte dhënë një tjetër vendim kundër përsa i përket penalltive.
“Me gjyqtarët jemi të pafat. Në episodin e Palacios, ishte penallti dhe karton i kuq për kundërshtarin. Kështu ndeshja do të kishte ndryshuar plotësisht”, ishte komenti i tij rreth rastit të pjesës së parë kur sulmuesi u rrëzua në zonë pas kontaktit me një mbrojtës, ndërsa rezultati ishte ende 0-0.
“Palaci ndjeu dorën e Domicit, i preu rrugën dhe Diomici e çbalancoi. Nuk e kuptoj, është e çuditshme. Nuk ka asnjë dyshim ndaj gjyqtarëve, por është e pamohueshme që prej shumë ndeshjesh jemi të pafat ndaj episodeve të tilla. Nuk është e mundur të mos jepet një penallti e tillë”.
“Mendoj se kemi bërë një pjesë të parë të mirë, deri te momenti kur mbetëm me një lojtar më pak në fushë. Për 65 minuta ishte një Inter i mirë, pastaj 2-0 apo 3-0 ndryshon shumë pak gjëra në pikëpamjen time. Tre herë ishim të vetëm para portierit dhe Xhonatan, ashtu si Livaja, ka gabuar një gol të pabesueshëm. Pastaj mos harroni se Udineze ka një kampion të madh si Di Natale”, shpjegoi ai arsyen e kësaj humbje që sipas tij ishte e pamerituar dhe disi e justifikuar.
“Në këtë ndeshje kishim shumë mungesa, mungonte Shnajder, Milito e shumë të tjerë. Por pas kësaj ndeshje nuk është e detyrueshme të kthehemi në merkato, kam besim te djemtë e mi edhe pse është e kuptueshme që çdo skuadër mund të përmirësohet. Ky është thjesht një moment i vështirë, pasi në shumë aspekte jemi të pafat”, deklaroi Stramaçioni. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 January 2013 11:37