|
|
Sunday, 06 January 2013 12:30 Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, i ka thurur elozhe të tjera paraqitjes së Robin Van Persit, i cili ka marrë një rol protagonisti kryesor në radhët e kësaj skuadre ndonëse ka pak muaj që i është bashkuar asaj. Holandezi u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen e Kupës FA ndaj Uest Hem, por ishte mjaftueshëm për të lënë shenjë në këtë takim me golin e tij në minutën e fundit të sfidës për të marrë një barazim 2-2 që i mundësoi Mançester Junajtid qëndrimin në aktivitet dhe përsëritjen e kësaj ndeshje në “Old Traford”.
“Tani ai është një lojtar i pjekur. Ai i ka sjellë një pjekuri të madhe skuadrës sonë në repartin e avancuar dhe paraqitja e tij sapo hyri në fushën e lojë ishte e jashtëzakonshme”, pranoi Ferguson.
Trajneri i Mançester Junajtid është i ndërgjegjshëm se ekipi i tij ka fituar statusin e skuadrës që nuk dorëzohet kurrë dhe arrin rezultate të rëndësishme falë ngulmimit në minutat e fundit.
“Me skuadrën tonë, nuk e humb kurrë shpresën. Kur rezultati është në disavantazh 2-1 dhe kanë mbetur pak minuta nga fundi, ti thjesht shpreson për një moment fatlum. Por ky gol, duke filluar nga pasimi i Rajan Gigs e më pas finalizimi i Van Persi, ishte absolutisht i klasit botëror, absolutisht fantastik”, tha trajneri skocez. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »