Mbrojtësi çek, Vaclav Drobni, është ndarë nga jeta në moshën 32 vjeçare një ditë më parë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë pasi është përplasur me një pemë ndërsa po bënte xhiro me slitë.
Ngjarja ka ndodhur në Spindleruv Mlyn, 140 kilometra larg Pragës, vend ku gjendet një lokalitet skish i famshëm. “Incidenti ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit. Pavarësisht sforcove të mjekëve të pranishëm, ai është ndarë nga jeta për shkak të plagëve të rënda që ka marrë”, konfirmuan zëdhënësit e policisë lokale.
32 vjeçari Drobni, luante që nga viti 2010 me Bohemians, pasi kishte veshur më parë fanellën e klubeve si Strasburg, Aston Vila e Sparta Pragë. Ai ka qenë kapiteni i kombëtares U-21 të Çekisë, e cila u shpall Kampione Evrope në vitin 2002, ndërsa në karrierën e tij ka koleksionuar edhe dy ndeshje me kombëtaren e madhe. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 December 2012 10:37