Mbrojtësi i majtë i Mançester Junajtid, Patris Evra, është tallur duke thënë se Aleks Ferguson mund të vendosë të shkarkojë nga puna të gjithë skuadrën nëse kryesuesit e kampionati anglez lejojnë kundërshtarët e Mançester Sitit t’i arrijnë, duke humbur një avantazh prej 7 pikësh, ashtu si në edicionin e kaluar.
“Djajtë e kuq” kishin një avantazh prej 8 pikësh nga rivalët e tyre të qytetit kur kishin mbetur vetëm 5 javë nga fundi i kampionatit, por skuadra e drejtuar nga Roberto Mnçini përfitoi nga gabimet e tyre duke u rrëmbyer titullin vetëm falë diferencës së golave më të mirë.
“Ndeshja ndaj Njukasëll ishte e çmendur. Për ata që dashurojnë futbollin, kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer”, tha 31 vjeçari francez. “Por në fund u çliruam pas suksesit, nuk i kam parë ndonjëherë lojtarët e ekipit më të lumtur në dhomat e zhveshjes”.
“Në pushimin e ndeshjes, Sër Aleks na tha se nëse fitonim këtë takim, kishim një shans të madh për t’u shpallur përsëri kampionë. Kujtoni që vitin e kaluar kishim 7 pikë avantazh dhe humbëm titullin falë golavarazhit. Nëse e bëjmë një gjë të tillë edhe në këtë sezon, Ferguson do të na pushojë të gjithëve nga puna!”, ishte batuta e mbrojtësit francez. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 December 2012 11:12