|
|
Thursday, 27 December 2012 10:26 Andre Vijas Boas nuk ka kursyer elozhet për Garet Beil, pasi futbollisti i tij dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme të kurorëzuar me tre gola në fitoren 4-0 ndaj Aston Vilës. Portugezi që drejton Totenhem ka paralajmëruar të gjitha klubet elitare të Evropës se nuk kanë aq para sa për të blerë lojtarin e tij më të mirë në merkaton e janarit dhe bëjnë mirë t’i qëndrojnë larg atij.
“Garet aktualisht është mes më të mirëve në botë”, tha trajneri për 23 vjeçarin. “Ai po ndihmon skuadrën dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që ai është një nga asetet më të mëdha të këtij klubi. Por në Angli nuk ka klauzola largimi dhe një lojtar i një dimensioni të tillë ka një vlerë tregu që është e paarritshme për shumë klube”.
“Ishte një ditë e rëndësishme për të, me tre gola të shënuar, ka treguar talent dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ai po përmirësohet çdo ditë dhe ka një personalitet të shkëlqyer. Ndërsa ai mëson të ndjehet sa më mirë në këtë skuadër, edhe paraqitjet e tij do të përmirësohen”.
“Finalizimi i tij po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe kjo është arsyeja pse ka qenë kaq vendimtar para porte. Tani ai kënaqet kur shfaqet në një pozicion të tillë, pasi ka një të majtë të jashtëzakonshme”, ishte lëvdata e Vijas Boas për futbollistin e talentuar që mendohet se ndiqet me vëmendje nga Real Madrid. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »