Mesfushori i Totenhem, Garet Beil, mendon se barazimi pa gola i të shtunës ndaj Stouk nuk reflektonte plotësisht paraqitjen e skuadrës në këtë sifdë. Kundërshtarët arritën të shpëtonin pa pësuar gol, ndonëse Totenehem krijoi më shumë se 10 gjuajtje në portë gjatë kësaj sfide.
“Ishim në sulm për pjesën më të madhe të ndeshjes, por ishte e vështirë të gjenim rrjetën. Ata nuk kishin shumë raste për të shënuar, ndërsa ne realizuam edhe mbajtjen më të madhe të topit, edhe numrin më tëmadh të rasteve të rrezikshme”.
“Ishte zhgënjyese që nuk arritëm të fitonim pasi e meritonim një gjë të tillë, por gjithsesi kemi një pikë më shumë dhe tani presim me padurim ndeshjen ndaj Aston Vilës”, tha uellsiani, duke treguar më pas se nuk beson se kundërshtarët e radhës do të vijnë të demoralizuar pas humbjes së thellë 8-0 përballë Çelsit.
“Trajneri i tyre, Pol Lambert, ka bërë një punë të mirë. Ai ka ndërtuar një skuadër të re dhe po ecin mirë së bashku, duke shfaqur disa gjëra shumë të mira në fushën e lojës. Do të jetë e vështirë, ashtu si gjithmonë në fushën e tyre, por kjo është njësfidë që presim me padurim dhe do të kërkojmë vetëm tri pikët nga ajo”, përfundoi ylli i Totenhem. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 December 2012 10:17