Vicente Del Boske ka pranuar se detyra e tij si trajneri i Spanjës do të jetë e fundit në karrierën e tij si teknik. 62 vjeçari mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2008, pas largimit të Luis Aragones, duke e drejtuar me sukses ekipin drejt fitores së Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.
Arritjet e tij në drejtimin përfaqësueses kanë bërë të lindin spekulime se pas largimit nga drejtimi i saj, ai do të shkonte në një klub të famshëm, por Del Boske e ka hedhur poshtë një hipotezë të tillë.
“Ekipi kombëtar do të jetë etapa e fundit e karrierës time”, tha ai, duke treguar se nuk do të pranonte oferta edhe nëse do të ishte Real Madrid që do të kërkonte kthimin e tij.
Ndërkohë, Del Boske ka lëshuar edhe sinjale ndaj David Vija, duke e këshilluar këtë të fundit të luante sa më shumë, te Barcelona apo ndonjë klub tjetër.
“Në miqësoren me Uruguain do të grumbullohen Miçu dhe Iago Aspas. Përsa i përket David Vija, ai duhet të vazhdojë të qëndrojë dhe të jetë titullar në kampionat elite, me Barcelonën apo me një skuadër të ngjashme me të”, ishin fjalët e trajnerit të përfaqësueses spanjolle. (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 December 2012 09:41