|
|
Monday, 17 December 2012 15:36 Zlatan Ibrahimoviç akuzohet nga lojtarët dhe drejtuesit e Lionit se në ndeshjen e mbrëmshme ka shkelur me dashje në kokën e Dejan Lovren, kur po mundohej të kërcente mbi të.
Akuza direkte i është ngritur atij nga presidenti i Lionit, Aulas, i cili është i bindur se kjo ngjarje ishte e qëllimshme dhe se ndaj suedezit të pandreqshëm duheshin marrë masa disiplinore pasi ka rrezikuar jetën e një personi tjetër.
“Jam i sigurt, ai e bëri veprimin me dashje. Nuk do të doja të shihja një gjest të tillë më”, tha presidenti i Lionit para mediave në përfundim të ndeshjes, i pyetur rreth kësaj ngjarje.
Vetë Lovren ka bërë të ditur se nuk ka mbetur pa pasoja pas atij veprimi, por ka insistuar se duhet të jenë autoritet përkatëse që të merren me këtë çështje.
“Të gjithë më thanë se Ibra e bëri me dashje. Sido që të jetë, mua më ka mbetur një dhimbje e rëndë koke. Mendoj se kjo çështje është shumë serioze, por duhet të jetë komisioni përkatës që merret me të”, u shpreh futbollisti 23 vjeçar. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »