|
|
Monday, 17 December 2012 09:32 Një gol në pjesën e parë i Bleis Matuidi ndihmoi PSZH të rimerrte kreun e renditjes të kampionatit francez të futbollit pasi ekipi kryeqytetas mundi rivalët e Olimpik Lion me rezultatin 1-0.
Futbollisti i përfaqësueses franceze dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë, pas krosit të Zlatan Ibrahimoviç, një aksion që mjaftoi për të barazuar në kuotën e 35 pikëve pikërisht Lionin, por për të qenë para rivalëve historikë falë një golavarazhi më të mirë.
Fitorja më në fund ka kënaqur edhe Karlo Ançelotin, i cili vetëm pak javë më parë, pas humbjes në Nisë, kishte kritikuar ashpër ekipin e tij.
“Futbolli është i çuditshëm. Në momente të vështira duhet të tregosh se je më i fortë. Lojtarët luajtën mirë, gjërat kanë ndryshuar tashmë. Për momentin kemi gjetur një ekuilibër të mirë, pasi edhe sulmuesit po punojnë shumë duke u kthyer mbrapa. Merkato? Në janar nuk kemi nevojë për të bërë blerje”, konfirmoi trajneri italian i parisienëve. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »