|
|
Monday, 10 December 2012 17:12 Legjenda e futbollit gjerman, Gerd Myler, e ka cilësuar Lionel Mesin si “një lojtar të pabesueshëm” që e meritonte të thyente rekordin e tij. 25 vjeçari argjentinas, një natë më parë barazoi dhe pastaj theu rekordin e Myler me 85 gola në një vit kalendarik falë dy golave të shënuar ndaj Betis.
Ndonëse mendon se sulmuesit në shekullin e 21-të e kanë më të lehtë të shënojnë me mbrojtjet në zonë dhe jo ato individuale që aplikoheshin në kohën e tij, Myler i ka thurur elozhe argjentinasit që theu rekordin që mbijetonte prej katër dekadash.
“Rekordi im qëndroi për 40 vite, 85 gola në 60 ndeshje, ndërsa tani, lojtari më i mirë në botë e theu dhe unë jam i lumtur për të”, tha ai për Sport1.de.
“Ai është një lojtar i pabesueshëm, një gjigand. Ai është një profesionist kaq i këndshëm dhe modest sa që shpresoj të shënojë edhe 2-3 gola të tjerë në vitin 2012, si dhe të arrijë të mbajë këtë rekord për 40 vitet e ardhshme”, u shpreh sulmuesi legjendar gjerman.
“Mesi është fantastik. Ai ka vetëm një defekt të vogël dhe ky është se nuk luan për Bajern Mynih”, u shpreh me humor ish-lojtari i klubit të famshëm gjerman. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »