|
|
Sunday, 09 December 2012 09:34 Ndeshja e shumëpritur e boksit mes meksikanit Huan Markez dhe filipinasit Mani Pakuiao ka dhuruar të gjithë spektaklin që pritej, por edhe një fund mëse dramatik, pasi ka qenë Markez që ka fituar në raundin 6-të duke hedhur në tapet pa ndjenja kundërshtarin e tij.
Në tre takimet e mëparshme mes këtyre dy boksierëve, vendimi kishte dalë gjithmonë nga votat e gjyqtarëve, pasi të dy kishin arritur t’i rezistonin grushteve të njëri-tjetrit. Por këtë radhë, ylli filipinas i boksit është gjetur i papërgatitur ndaj goditjes së kundërshtarit që e la të shtrirë në tapet, aq sa gjyqtari dha vendimin për fitoren pa numëruar 10 sekondat.
Ndeshja mes të dy boksierëve ishte entuziazmuese, me Markez që hodhi në tapet Pakuiaon në raundin e tretë dhe filipinasin që uli në gjunjë meksikanin në raundin e pestë. Edhe në raundin e gjashtë, ishte Pakuiao që po kryesonte dhe të gjithë po pritnin që ai t’i jepte goditjen përfundimtare rivalit të tij.
Por Markez iu kthye me një të djathtë në mjekër që e gjeti Pakuiaon të papërgatitur dhe e hodhi pa ndjenja në tapet, aq sa edhe bashkëshortja e tij tentoi të vraponte drejt ringut për të parë gjendjen e të shoqit, të cilit iu deshën disa minuta për ta marrë veten pas asaj tronditje.
“E dija që Mani do të më hidhte në tapet shumë shpejt dhe bëra goditjen perfekte”, pranoi Markez pas përfundimit të kësaj sfide, nga e cila 39 vjeçari ka fituar rreth 10 milionë dollarë, ndërsa Pakuiao ka fituar 20 milionë dollarë, ndonëse nuk garohej për asnjë titull botëror.
Kjo humbje ka hedhur dyshime për të ardhmen e Pakuiao, ndonëse ai ka kërkuar menjëherë pas sfidës që të ndeshet për herë të pestë me Markez, duke harruar përkohësisht atë që mund të cilësohet sfida më e madhe e kësaj peshe, një duel me Floid Meiuedher. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »