Europa League ka mbyllur sot fazën në grupe duke vulosur përfundimisht emrat e 32 ekipeve që do të marrin pjesë në fazën e eliminimit direkt. Ashtu siç pritej, në turin tjetër do të ketë një predominim të kampionatit gjerman dhe anglez, të cilët kanë nga katër skuadra që i përfaqësojnë.
Nga Gjermania janë kualifikuar Bajer Leverkusen, Borusia Mynshengladbah, Shtutgart dhe Hanover. Ndërkohë, ekipet angleze të kualifikuara janë Liverpul, Totenhem dhe Njukasëll, ndërsa nga Liga e Kampioneve atyre do t’u shtohet edhe Çelsi.
Janë tre skuadra italiane që kanë kaluar turin, duke filluar nga Napoli, për të vazhduar me Inter e Lacion, të gjitha ekipe që kanë deklaruar hapur se do të synojnë të fitojnë këtë trofe.
Një përfaqësim mëse dinjitoz edhe për Ukrainën që në turin tjetër ka tre skuadrat Dnjepro, Metalist Kharkiv dhe Dinamo Kiev, me këtë të fundit që vjen nga Liga e Kampioneve.
Në një turne që është dominuar shpesh nga ekipet spanjolle në vitet e fundit, në fazën me eliminim direkt këtë radhë kanë kaluar vetëm dy skuadra, kampionët në fuqi të Atletiko Madrid si dhe Levante, ndërsa i ka dhënë lamtumirën turneut finalistja e sezonit të kaluar, Atletik Bilbao. (LajmeShqip.com)
GRUPI A
Udineze-Liverpul 0-1
23’ Henderson
Jang Bois-Anzhi Makhashkala 3-1
38’ Zarate, 53’ Kostanzo, 90’ Gonzalez / 45’+2’ Akhmedov
Renditja: Liverpul 10 pikë, Anzhi Makhashkala 10, Jang Bois 10, Udineze 4.
GRUPI B
Hapoel Tel Aviv-Akademika 2-0
56’ Mare, 80’ Maman
Viktoria Plzen-Atletiko Madrid 1-0
26’ Proçazka
Renditja: Viktoria Plzen 13 pikë, Atletiko Madrid 12, Akademika 5, Hapoel Tel Aviv 4.
GRUPI C
AEL-Olimpik Marsejë 3-0
41’ Orlando Sa, 79’ Silva, 82’ Zhunior
Fenerbahçe-Borusia Mynshengladbah 0-3
23’ Cigerçi, 28’ (p) Hanke, 79’ De Jong
Renditja: Fenerbahçe 13 pikë, Borusia Mynshengladbah 11, Olimpik Marsejë 5, AEL 4.
GRUPI D
Maritimo-Klub Bryzh 2-1
18’ Gonçalo Abreu, 87’ Heldon / 85’ (p) Refaelov
Bordo-Njukasëll 2-0
29’, 73’ Diabate
Renditja: Bordo 13 pikë, Njukasëll 9, Maritimo 6, Klub Bryzh 4.
GRUPI E
Shtutgart-Molde 0-1
45’ Angan
Kopenhagen-Steaua Bukuresht 1-1
87’ Vetokele / 73’ Rusesku
Renditja: Steaua Bukuresht 11 pikë, Shtutgart 8, Kopenhagen 8, Molde 6.
GRUPI F
Dnjepro-AIK 4-0
20’ (p) Kaliniç, 39’, 52’ Zozulia, 85’ Kravçenko
Napoli-PSV 1-3
18’ Kavani / 30’, 41’, 60’ Matavz
Renditja: Dnjepro 15 pikë, Napoli 9, PSV Eindhoven 7, AIK Solna 4.
GRUPI G
Genk-Bazel 0-0
Sporting Lisbonë-Videoton e shtyrë
Renditja: Genk 12 pikë, Bazel 9, Videoton 6, Sporting 2.
GRUPI H
Inter-Neftçi 2-2
9’, 54’ Livaja / 52’ Sadikhov, 89’ Kanales
Partizan Beograd-Rubin Kazan 1-1
53’ Markoviç / 59’ Rondon
Renditja: Rubin Kazan 14 pikë, Inter 11, Neftçi 3, Partizan Beograd 3.
GRUPI I
Atletik Bilbao-Sparta Pragë 0-0
Olimpik Lion-Ironi Kiriat Shmona 2-0
15’ Sarr, 58’ Benzia
Renditja: Olimpik Lion 16 pikë, Sparta Pragë 9, Atletik Bilbao 5, Ironi Kiriat Shmona 2.
GRUPI J
Maribor-Lacio 1-4
84’ Tavares / 16’ Kozak, 32’ Radu, 38’, 51’ Flokari
Totenhem-Panathinaikos 3-1
28’ Adebajor, 76’ Dempsi, 82’ Defo / 54’ Zeka
Renditja: Lacio 12 pikë, Totenhem 10, Panathinaikos 5, Maribor 4.
GRUPI K
Bajer Leverkusen-Rosenborg 1-0
65’ Ridel
Rapid Vjenë- Metalist Kharkiv 1-0
13’ Alar
Renditja: Bajer Leverkusen 13 pikë, Metalist Kharkiv 13, Rosenborg 6, Rapid Vjenë 3.
GRUPI L
Tuente-Helsingborg 1-3
74’ Tadiç / 6’ Gjurgjiç, 22’ Bedoia, 67’ Sorum
Levante-Hanover 2-2
49’ Rodriguez, 90’ Iborra / 18’ Stindl, 26’ Ja Konan
Renditja: Hanover 12 pikë, Levante 11, Helsingborg 4, Tuente 4.
Të kualifikuar në turin tjetër të Europa League:
Liverpul, Anzhi Makhashkala, Viktoria Plzen, Atletiko Madrid, Fenerbahçe, Borusia Mynshengladbah, Bordo, Njukasëll, Steaua Bukuresht, Shtutgart, Dnjepro, Napoli, Genk, Bazel, Rubin Kazan, Inter, Olimpik Lion, Sparta Pragë, Lacio, Totenhem, Bajer Leverkusen, Metalist Kharkiv, Hanover, Levante.
Të kualifikuar nga Liga e Kampioneve:
Ajaks, Dinamo Kiev, Olimpiakos, Zenit, Çelsi, BATE, Benfika, Kluj.
Thursday, 06 December 2012 23:23