|
|
Wednesday, 05 December 2012 10:21 Sulmuesi brazilian Hulk duket se i ka ditët të numëruara te skuadra e Zenit, pas debatit të fundit publik mes tij dhe trajnerit Luçiano Spaleti. Mes të dyve ka shpërthyer një polemikë publike gjatë ndeshjes së skuadrës ruse kundër Milanit, gjë që ka vazhduar edhe pas përfundimit të takimit.
10 minuta para fundit të ndeshjes, Spaleti vendosi të zëvendësonte sulmuesin 26 vjeçar, një vendim që duket se nuk i ka pëlqyer lojtarit të blerë për 40 milionë euro nga Porto gjatë merkatos së verës. Ai fillimisht ka refuzuar t’i shtrëngojë dorën trajnerit, ndërsa më pas ka bërë shenjë me duar në adresë të tij se nuk duronte më. Pas ndeshjes, ka ardhur edhe deklarata që me shumë mundësi i jep fund karrierës së tij në Rusi, ku ka shënuar vetëm 4 gola.
“Unë ndjehem mirë në Shën Petersburg, familja ime ndjehet mirë dhe djali im gjithashtu. Por nëse nuk zgjidhet situata me Spaletin, unë mund të largohem në janar. Nuk e di nëse destinacioni im do të jetë Italia, por gjithçka mund të ndodhë”, tha futbollisti.
E prerë ishte kundërpërgjigja e Spaletit. “Hulk bën dhe thotë atë që dëshiron ai. Unë nuk e kam problem ta zëvendësoj përsëri. Ai thotë se mund të largohet? Ky është problemi i tij, pasi unë do të vazhdoj të qëndroj te kjo skuadër”, tha trajneri italian. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »