Paris Sent Zhërmen është kualifikuar si kreu i Grupit A pasi ka mundur 2-1 Porton, duke i rrëmbyer vendin skuadrës portugeze. Në ndeshjen e zhvilluar në Francë, parisienët i janë kthyer lojës bindëse dhe kanë arritur të marrin tre pikët që i duheshin falë golave të Tiago Silva dhe Laveci. Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Dinamo Zagreb dhe Dinamo Kiev ka përfunduar në barazim 1-1, duke dekretuar kualifikimin r skuadrës ukrainase në Europa League.
Në Grupin B bie në sy humbja e papritur e Arsenalit në fushën e Olimpiakos me rezultatin 2-1. “Topçinjtë” luftonin për kreun e grupit, por nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë, duke i lënë hapësira skuadrës greke që i ka shfrytëzuar më së miri duke i ndëshkuar me anë të Maniatis e Mitroglu. Ekipi anglez ka mbetur i dyti në grup, ndërsa nuk ka ditur të përfitojë nga barazimi 1-1 i Shalkes me Montpelje në ndeshjen tjetër.
Zenit Shën Petersburg ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League nga Grupi C, duke arritur të mundë Milanin në fushën e vet falë golit të Dani. Skuadra e drejtuar nga Spaleti ka luajtur përballë një ekipi të pamotivuar dhe ka marrë rezultatin që kërkonte. Ndërkohë, Malaga dhe Anderleht janë ndarë paqësisht në një barazim 2-2, por që gjithsesi i hoqi mundësinë belgëve të vazhdonin në turneut tjetër evropian. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
GRUPI A
Dinamo Zagreb-Dinamo Kiev 1-1
90’ (p) Krstanoviç / 45’ Jarmolenko
PSZH-Porto 2-1
29’ Tiago Silva, 61’ Laveci / 33’ Martinez
Renditja: PSZH 15 pikë, Porto 13, Dinamo Kiev 5, Dinamo Zagreb 1.
GRUPI B
Olimpiakos-Arsenal 2-1
64’ Maniatis, 73’ Mitroglu / 38’ Rosiçki
Montpelje-Shalke 1-1
59’ Herrera / 56’ Houedes
Renditja: Shalke 12 pikë, Arsenal 10, Olimpiakos 9, Montpelje 2.
GRUPI C
Malaga-Anderleht 2-2
45’, 61’ Duda / 50’ Jovanoviç, 89’ Mbokani
Milan-Zenit 0-1
35’ Dani
Renditja: Malaga 12 pikë, Milan 8, Zenit 7, Anderleht 5.
Wednesday, 05 December 2012 00:06