|
|
Monday, 03 December 2012 18:48 Derbi i Madridit ka dhuruar më shumë tension sesa futboll në fushën e lojës. Shklëlmat dhe bërrylat bënë që ndeshja të kalonte limitin e sportivitetit, ashtu siç pritet në fakt nga një derbi, por që situata të përshkallëzohej edhe në pankina, kjo ishte e papritur, sidomos duke njohur marrëdhënien e mirë mes Murinjos dhe Simeones.
Në fakt, tekniku portugez ka qenë protagonist edhe këtë radhë, por si “rival” ka patur Germano Burgos, zëvendësin e Simeones.
Në minutën e 28-të të ndeshjes, gjyqtari i katërt po këshillonte pankinën e Atletikos, duke u kujtuar që të qëndronin ulur dhe të mos protestonin për çdo faull apo rivënie anësore. Në atë moment, Murinjo i bën me shenjë zyrtarit se janë dy persona të çuar njëkohësisht në këmbë nga pankina kundërshtare duke dhënë udhëzime (rregullorja lejon vetëm një).
Personi i dytë, German Burgos, zëvendësi i Simeones, nuk ka ngurruar t’i kthehet menjëherë Murinjos duke thirrur me zë të lartë: “Unë nuk jam Tito, unë ta këpus kokën!”. Kjo ishte një “kujtesë” për portugezin rreth gjestit të 14 muajve më parë kur i futi gishtin në sy ndihmësit të atëhershëm të Guardiolës.
Murinjo nuk ka dashur të komentoj këtë gjest, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së sotme për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampioneve. “Mono Burgos? Kush është ky?”, ishte komenti ironik i portugezit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »