|
|
Wednesday, 28 November 2012 11:01 Sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano, është pezulluar me një ndeshje nga UEFA për sjellje josportive gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Nordsjaelland të javës së kaluar. Sulmuesi brazilian mori topin dhe shënoi në portën e ekipit kundërshtar ndonëse ekipi i tij po mundohej t’i kalonte sferën kundërshtarëve pasi ata kishin ndalur lojën për shkak të dëmtimit të një lojtari në fushë.
“Komisioni i Kontrollit dhe Disiplinës në UEFA vendosi sot të pezullojë Luiz Adriano me një ndeshje, ai është dënuar për thyerje të parimeve të sjelljes së përshtatshme gjatë ndeshjes kundër Nordsjaelland”, shkruhet në faqen e institucionit që drejton futbollin në Evropë.
Ky vendim është pranuar edhe nga skuadra e Shakhtar Donetsk, e cila ka kërkuar falje për ngjarjen që ka prishur rëndë imazhin klubit.
“Shakhtar beson se fair-play është një pjesë thelbësore e futbollit. Lojtarët tanë besojnë se ata janë model për tifozët e rinj të Shakhtar dhe të gjithë komunitetin e futbollit, ndaj veprime të tillë nga ana e tyre nuk janë të papranueshme”, shkruhet në deklaratën e klubit ukrainas që ka siguruar kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »