Skuadra e Shkëndisë së Tetovës ka fituar Kupën e Pavarësisë, aktivitetin mbarëkombëtar të organizuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Prej rreth një javë, skuadrat nga të gjitha trevat shqiptare janë ndeshur me njëra-tjetrën për të siguruar pjesëmarrjen në finalet e aktivitetit që u mbyll në Vlorë me takimet finale, ku pjesëmarrëse ishin dy ekipet shqiptare, Tirana e Flamurtari, ekipi kosovar i Prishtinës si dhe ekipi maqedonas i Shkëndisë.
Këto katër ekipe u vunë përballë njëri-tjetrit në këtë turne në tre ndeshje nga 45 minuta. Fillimisht Shkëndija mundi Tiranën me rezultatin 1-0, duke siguruar pjesëmarrjen në finale, ku përballë u vu Prishtina, pasi mundi me penallti Flamurtarin pas sfidës së dytë që u mbyll barazim 1-1.
Edhe finalja përfundoi me barazim, këtë radhë me rrjeta të paprekura, por skuadra tetovare siguroi këtë trofe unik falë gjuajtjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 November 2012 17:41