Mbrëmja e të mërkurës në Ligën e Kampioneve ka konfirmuar kualifikimin e skuadrave të mëdha, ashtu siç pritej, pasi kanë kaluar turin ekipet elitare, të cilat do të diskutojnë në ndeshjet e fundit vetëm pozicionin që do të mbajnë në grup.
Milani ka fituar në transfertë 3-1 përballë Anderleht duke mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit, falë golave të El Sharaui, Mekses e Pato. Megjithatë, kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grup dhe pritet të kenë një short më të vështirë në fazën tjetër të turneut pasi Malaga barazoi me Zenit dhe ruajti 3 pikë diferencë me ekipin italian.
Në fazën tjetër kanë kaluar lehtësisht Porto dhe PSZH, që kanë mundur respektivisht Dinamo Zagreb dhe Dinamo Kiev. Dy skuadrat e kualifikuara do të kërkojnë në ndeshjet e ardhshme të sigurojnë vendin e parë në grup, për një short më të favorshëm.
Vendi i parë do të diskutohet edhe mes Shalkes e Arsenalit, dy skuadrave të kualifikuara nga grupi B, pas fitoreve me Olimpiakos dhe Montpelje. Ekipi gjerman është një pikë para atij anglez dhe duket më i favorizuar për ndeshjen e javës së fundit të fazës në grupe të aktivitetit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
GRUPI A
Porto-Dinamo Zagreb 3-0
20’ Gonzalez, 67’ Mutinjo, 85’ Varela
Dinamo Kiev-PSZH 0-2
45’, 52’ Laveci
Renditja: Porto 13 pikë, PSZH 12, Dinamo Kiev 4, Dinamo Zagreb 0.
GRUPI B
Arsenal-Montpelje 2-0
49’ Uilshair, 63’ Podolski
Shalke-Olimpiakos 1-0
77’ Fuks
Renditja: Shalke 11 pikë, Arsenal 10, Olimpiakos 6, Montpelje 1.
GRUPI C
Zenit-Malaga 2-2
49’ Dani, 86’ Faizulin / 8’ Buonanote, 9’ Fernandez
Anderleht-Milan 1-3
78’ De Suter / 47’ El Sharaui, 71’ Mekses, 90’ Pato
Renditja: Malaga 11 pikë, Milan 8, Zenit 4, Anderleht 4.
Wednesday, 21 November 2012 23:10