|
|
Wednesday, 21 November 2012 11:30 Frank Riberi ka pranuar se barazimi 1-1 i Bajern Mynih në fushën e Valencias nuk duhet të shihet si një disfatë, ndonëse është i sigurt se do të kishte qenë shumë më i kënaqur po të kthehej me 3 pikët nga Spanja.
Spanjollët luajtën me 10 lojtarë për rreth një orë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Antonio Barragan, por u desh një gol i Tomas Myler vetëm 8 minuta para fundit të sfidës që të barazohej avantazhi i Sofian Feghuli.
“Mendoj se ne vumë veten në vështirësi. Gjithçka filloi mirë për ne, por Valencia luajti shumë mirë, edhe me 10 lojtarë”, shpjegoi mesfushori francez.
“Por kjo nuk është katastrofë. Ne morëm një pikë të mirë dhe ky ishte objektivi minimal. Tani do të mundohemi që të përfundojmë grupin në vendin e parë. Por te Bajern është normale që kur nuk fiton të mbetesh pak i zhgënjyer”.
Lojtari pranoi se nuk është në gjendjen më të mirë fizike, duke lënë të kuptohet se nuk do të luajë më nëse është në kushte fizike të papërshtatshme.
“Për mua kjo ndeshje ishte shumë e vështirë. Kisha shumë probleme. Kam folur me fizioterapistët, por preferoj që të mos luaj më me këtë dhimbje në të ardhmen”, tregoi Riberi që u zëvendësua në minutat e fundit nga Mario Gomez pasi nuk po duronte më dhimbjet. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »