|
|
Tuesday, 20 November 2012 23:27 Juventus ka arritur të fitojë 3-0 përballë Çelsit dhe të hedhë një tjetër hap drejt kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, duke shtyrë drejt eliminimit pikërisht kampionët në fuqi të turneut.
Në ndeshjen e luajtur në “Juventus Stadium”, gjithçka ka folur për bardhezinjtë që kanë dominar edhe falë faktit se Di Mateo ka provuar të luajë pa një sulmues të mirëfilltë, duke shpresuar të aftësitë e kundërsulmit që iu dha trofeun pak muaj më parë.
Por është prapavija ajo që vë në vështirësi londinezët, ndërsa Juventusi krijon raste të njëpasnjëshme. Shtylla e Lihtshtainer pasohet nga goli i Kualjarela në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë vijnë edhe golat e Vidal dhe Xhovinko që mbyllin ndeshjen me një sukses të merituar të ekipit vendas.
Tani Juventusit i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar, në ndeshjen e fundit që luhet në fushën e Shakhtar Donetsk, i kualifikuar matematikisht në fazën tjetër të turneut falë suksesit 5-2 në fushën e Nordsjaelland. (LajmeShqip.com)
GRUPI E
Rezultatet
Juventus-Çelsi 3-0
38’ Kualjarela, 63’ Vidal, 90’+1’ Xhovinko
Nordsjaelland-Shakhtar 2-5
24’ Nordstrand, 29’ Lorentzen / 26’, 53’, 81’ Luiz Adriano, 41’, 50’ Uillian
Renditja: Shakhtar Donetsk 10 pikë, Juventus 9, Çelsi 7, Nordsjaelland 1.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »