Ashtu siç parashikohej, Antonio Kasano i ka paguar ashpër protestat e zëshme pas ndeshjes me Kaljarin ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, i cili i mohoi një penallti Interit në minutat e fundit të takimit.
Për futbollistin barez është dhënë një dënim prej 2 ndeshjes pezullim, pasi “ka lëshuar në adresë të gjyqtarit të ndeshjes një shprehje të pakëndshme në përfundim të ndeshjes në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjeve”, sipas asaj që përshkruhet në vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.
Nuk ka shpëtuar pa gjë as trajneri Andrea Stramaçioni, i cili për shkak të kartonit të kuq të marrë do të ndjekë takimin e radhës nga tribuna. “Në minutën e 46-të të pjesës së dytë ka vrapuar jashtë zonës teknike dhe ka lëshuar në adresë të drejtuesve të ndeshjes një shprehje të pakëndshme”, shkruhet në shpjegimin e Komisionit të Disiplinës që ka dënuar trajnerin italian për shpërthimin e tij në fund të ndeshjes së fundjavës. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 November 2012 16:06