Ish-kampionët e Amerikës së Jugut dhe 8 herë kampionët e Brazilit, Palmeiras, ranë nga kategoria për herë të dytë në 10 vitet e fundit pas ndeshjeve të së dielës. Ironikisht, klubi ra nga kategoria vetëm 4 muaj pasi kishte fituar Kupën e Brazilit dhe do të luajë në Kupën Libertadores në sezonin ardhshëm, edhe pse do të jetë në Serinë B braziliane.
Rënia nga kategoria erdhi pas barazimit 1-1 në fushën e Flamengos, ku ekipi vendas barazoi takimin vetëm në minutën e 89-të me anë të ish-sulmuesit të Palmeiras, Vagner Lëv.
“Provuam gjithçka, por ishte e pamundur. Tani kemi një ndjesi të keqe të pafuqisë tonë. Na duhej një fitore, i kërkojmë të gjithëve ndjesë, sidomos tifozëve që na kanë mbështetur kaq shumë”, ishte komenti i sulmuesit argjentinas Hernan Barkos.
Në shtator, klubi vendosi të largonte trajnerin e njohur Luis Felipe Skolari nga drejtimi i skuadrës, duke shpresuar për një ndryshim në mënyrën se si po ecte skuadra në kampionat, po kjo lëvizje duket qartë që nuk funksionoi siç pritej. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 November 2012 10:30