Aitor Karanka ka zgjedhur Karim Benzema si lojtarin më të rëndësishëm të Real Madrid në ndeshjen kundër Atletik Bilbao, ku madrilenët triumfuan me rezultatin e thellë 5-1.
Lojtari fillimisht shkaktoi golin e parë me topin që u devijua nga një mbrojtës, e më pas shënoi golin e tretë për ekipin e tij, para se të jepte një pasim për Mesut Ozil, në atë që Karanka e cilësoi “ndeshja perfekte”.
“Benzema na jep vizion, mbështetje dhe lëvizje. Goli i tij i dytë e bëri paraqitjen e tij perfekte, sot ai ishte i fokusuar dhe i saktë”, tha ndihmësi i Murinjos i cili në këtë javë ka zënë vendin e trajnerit në konferencat për shtyp.
Karanka më pas reflektoi mbi mënyrën se si u fitua ndeshja në “Santiago Bernabeu” dhe lavdëroi ekipin që nuk pësoi vetëkënaqësi dhe lejoi Atletik Bilbaon të kthehej në ndeshje.
“Skuadra ruajti intensitetin deri në fundin e ndeshjes. Ne mund të kishim lejuar Atletik Bilbaon të shkonte në 3-2 dhe të rihapte takimin, por ne folëm shumë rreth kësaj teme në pushimin e ndeshjes, për ta evituar një gjë të tillë”.
“Në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë në mbrojtje dhe më shumë gola erdhën. Ky kampionat nuk lejon gabime dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. 8 pikët diferencë me kreun mbeten të tilla, e dimë që nuk kemi luksin të gabojmë. Luajmë gjithmonë pas Barcelonës ndaj na duhet të fitojmë gjithmonë”, tha ai duke iu referuar luftës për titullin kampion në Spanjë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 18 November 2012 13:25