|
|
Sunday, 18 November 2012 09:45 Trajneri i PSZH, Karlo Ançeloti, mendon se aktualisht po hedh në fushë një grup lojtarësh dhe jo një skuadër të mirëfilltë futbolli. Tekniku italian e lëshoi këtë hipotezë pas humbjes 1-2 që pësoi skuadra e tij në shtëpi përballë Rëne, ndeshje të cilën e luajti pa Ibrahimoviç të pezulluar dhe në superioritet numerik të dy lojtarëve për më shumë se 30 minuta.
Skuadra e kryeqytetit francez krijoi shumë raste, por i humbi ato pasi futbollistët po tregoheshin shumë egoistë duke mos i pasuar shokëve të tyre.
“Jam këtu për të ndërtuar një skuadër, gjë e cila nuk ekziston tani. Nuk është e pranueshme të luajmë si këtë radhë. Është e papranueshme të humbim dy ndeshje radhazi në shtëpi. Disa gjëra do të ndryshojnë në ndeshjet e ardhshme”, ishte paralajmërimi i tij ndaj futbollistëve.
“Jemi në krizë dhe unë nuk kam frikë ta them një gjë të tillë. Ky rezultat dhe kjo lojë është një zhgënjim i madh. Ne nuk jemi ende një skuadër e fortë dhe nuk kemi sjelljen e duhur në fushë. Problemi ynë është psikologjik”, tha trajneri i parisienëve i cili pastaj theksoi se kjo humbje nuk erdhi nga fakti se skuadrës i mungoi Zlatan Ibrahimoviç.
“Ne luajtëm mirë kundër Marsejës edhe pa Zlatan. Nuk mendoj se rezultatet tona të dobëta kanë ardhur për shkak të mungesës së tij”, shtoi Ançeloti. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »