Xhenaro Gatuzo ka zbuluar se si ka qenë shumë pranë kalimit nga Milani te Bajern Mynih në verën e vitit 2008.
Futbollisti i njohur italian ka qenë në bisedime të avancuara me skuadrën bavaraeze dhe vetëm një takim me presidentin Berluskoni dhe administratorin Galiani e bindi që të qëndronte te Milani përsëri.
“Pak a shumë kisha rritur një marrëveshje me Bajernin. Marrëveshja ishte 95% e kryer”, tregoi Gazuto për “Bild”.
“Megjithatë, Berluskoni dhe Galiani më bënë të qartë asokohe që unë i përkisja Milanit. Padyshim që nuk kam lënë një përshtypje të mirë te Bajerni. Ata duhet të kenë menduar se unë përdora interesimin e tyre për të arritur një marrëveshje më të mirë me Milanin”.
“Por unë betohem se as nuk e kam menduar ndonjëherë një gjë të tillë. Megjithatë, duhet ta pranoj se kjo situatë dukej paksa një budallallëk. Në fakt, më vjen pak turp për mënyrën se si shkuan gjërat. I kërkoj falje presidentit Hënes për situatën e krijuar në atë periudhë”, tha mesfushori italian.
Gatuzo ishte pjesë e Milanit deri në fundin e sezonit të kaluar, kur u largua nga kuqezinjtë, ndërsa tani aktivizohet me Sionin në kampionatin zviceran. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 November 2012 18:34