|
|
Thursday, 15 November 2012 18:13 Sukseset e Borusia Dortmund dhe lojtarëve të saj, nuk vijnë vetëm nga përgatitja taktike që i bën skuadrës trajneri Jurgen Klop, por edhe nga stërvitja me një teknologji të avancuar, e cila mban emrin “Footbonaut” dhe cilësohet si e ardhmja e stërvitjes në futbollin modern.
Pajisja në vetvete është praktikisht një sallë stërvitje prej 14 metrash katrorë, me makina që hedhin topa nga kënde të ndryshme, ku lojtari që dëshiron të përmirësojë aftësitë e tij qëndron në qendër të një rrethi ndërsa topi vjen drejt tij në mënyrë të rastësishme nga pozicione të ndryshme.
Më pas, lojtari duhet të kontrollojë topin dhe ta dërgojë atë në një prej 64 katrorëve që e rrethojnë në muret e kësaj salle, ndërsa objektivi ndriçohet në momentin që ai ka në kontroll topin.
I gjithë veprimi regjistrohet dhe analizohet në kohë reale, me të dhënat mbi shpejtësinë e reagimit dhe saktësinë që transferohen menjëherë në një iPad që mban trajneri.
Modeli eksperimental i kësaj salle stërvitje u bë nga Adidas, por përfshinte vetëm katër panele që duheshin goditur ndërsa topi vinte nga drejtime të ndryshme. Borusia Dortmund ka rritur shkallën e vështirësisë, duke kërkuar që të përshtatet me kërkesat e kohës dhe ta vërë atë në dispozicion edhe të akademisë, duke synuar që të ndërtojë “Iniestat e ardhshëm”. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »