|
|
Tuesday, 13 November 2012 11:30 Uilfred Zaha është ylli i ri i futbollit anglez dhe pritet që shumë shpejt të jetë një nga emrat më të dëgjuar të kësaj përfaqësueseje. 20 vjeçari i Kristal Palas ka fituar ftesën e parë me kombëtaren e madhe nga trajneri Roi Hodgson dhe nuk ka ngurruar të deklarojë se e sheh veten mes më të mirëve në botë, ndonëse luan në kategorinë e dytë angleze.
“Për sa kohë që nuk jam duke parë Kristiano Ronaldo dhe Mesi, nuk shoh asnjëherë dikë duke menduar se ai është më i mirë se unë”, tha sulmuesi që pranoi se kur ishte më i vogël kalonte orë të tëra në dhomën e tij duke provuar lëvizjet e Ronaldinjos me një top tenisi, ndërsa më pas i bënte lehtësisht të njëjtat gjëra në fushën e lojës me një top normal.
Stouk dhe Uigan ishin të gatshëm të blinin lojtarin në janar për 3 milion paund, ndërsa Kristal Palas refuzoi një ofertë prej 6 milion paund nga Riding vetëm pak orë para se të mbyllej afati i transferimeve në gusht, pasi klubi mendon se ai vlen më shumë se kaq. “E di që njerëzit mendojnë se po ekzagjerohet me shitjen time, por unë sinqerisht nuk mendoj asnjëherë se sa vlej. Thjesht kujtoj se disa njerëz shpreheshin se klubi duhej të më shiste sa më parë, pasi nuk vleja për asgjë”, ishte komenti i lojtarit që ka pranuar se ëndërron të luajë në elitën e futbollit anglez.
“Premier League është ajo ku unë dua të luaj, por nuk po them se dua të largohem menjëherë nga Kristal Palas. Unë kam luajtur më shumë se 100 ndeshje në kategorinë e dytë, ndërsa Oksleid-Çambërlei kaloi direkt te Arsenali pa luajtur as gjysmën e këtyre ndeshjeve. Kam folur me shokët e mi të kombëtares U-21, Henderson dhe Sterling, të cilët më kanë thënë se Premier League është kampionati i duhur për mua”, tregoi ylli i ri i Anglisë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »