|
|
Monday, 12 November 2012 10:52 Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, pagoi një çmim mjaft të rëndë për gjestin që kreu në derbi, ku u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht një kundërshtar. Futbollisti është lënë jashtë listës së kombëtares italiane për miqësoren e të mërkurës kundër Francës nga trajneri Çezare Prandeli, i cili edhe më parë ka marrë masa ndaj lojtarëve që nuk kanë shfaqur një sjellje korrekte në fushën e lojës me ekipet e tyre.
Për De Rosin, kjo nuk është hera e parë që lihet jashtë kombëtares për një sjellje disiplinore, pasi ai mungoi në një ndeshje kualifikuese kundër Sllovenisë në Euro 2012 sepse trajneri Prandeli nuk e përfshiu në listë për një incident të ngjashëm në Ligën e Kampioneve. Mario Baloteli është një tjetër futbollist që është lënë shpesh jashtë ekipit kombëtar për sjellje të papërshtatshme.
Në listën e publikuar dje, është përfshirë edhe mbrojtësi i Njukasëll, Davide Santon, ndërsa për herë të parë është thirrur mesfushori i Romës, Alesandro Florenci. Në listë mungon përsëri Antonio Kasano, i cili nuk është grumbulluar më që me përfundimin e Euro 2012. (LajmeShqip.com)
Lista e Italisë për miqësoren me Francën:
Portierë: Xhanluixhi Bufon (Juventus), Morgan De Sanktis (Napoli), Salvatore Sirigu (PSZH), Emiliano Viviano (Fiorentina).
Mbrojtës: Davide Astori (Kaljari), Federiko Balzareti (Roma), Andrea Barzalji (Juventus), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhorxho Kielini (Juventus), Domeniko Krishito (Zenit), Kristian Maxhio (Napoli), Davide Santon (Njukasëll).
Mesfushorë: Antonio Kandreva (Lacio), Alesandro Diamanti (Bolonja), Alesandro Florenci (Roma), Emanuele Xhakerini (Juventus), Klaudio Markisio (Juventus), Rikardo Montolivo (Milan), Andrea Pirlo (Juventus), Marko Verrati (PSZH).
Sulmues: Mario Balotelli (Mançester Siti), Matia Destro (Roma), Stefan El Sharaui (Milan), Sebastian Xhovinko (Juventus), Pablo Osvaldo (Roma).
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »