|
|
Wednesday, 07 November 2012 23:21 Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit, pas asaj në Superkupën e Spanjës përballë Real Madrid. Por këtë radhë, Sëlltik Gllasgou, në kundërshtim me madrilenët, nuk është se ka bërë shumë për të fituar sfidën, thjesht ka pritur dhe ka shfrytëzuar rastet e vetme që i janë shfaqur.
Aq i madh ka qenë dominimi i Barcelonës në mbajtjen e topit në pjesën e parë të kësaj sfide, sa ka kaluar shifrën 85%, duke regjistruar një rekord të ri për një periudhë kaq të gjatë kohe në këtë aktivitet. Por në fund të kësaj pjese, duke buzëqeshur kanë dalë vendasit, të cilët kanë shënuar me anë të Uaniama që në minutën e 21-të dhe më pas janë kthyer në mbrojtje në “modelin Çelsi”.
Dominimi katalanas ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, ndërsa portieri Freiser Forster ka qenë heroi i mbrëmjes duke shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt. Për më tepër, skocezët e Sëlltik kanë gjetur edhe golin e dytë në minutën e 83-të falë debutuesit Uat, ndërsa Mesi ka shënuar shumë vonë golin e 2-1, duke parë se si skuadra e tij humb pathyeshmërinë në këtë aktivitet.
Gjithsesi, Barcelona vazhdon të jetë kryesuese e grupit ku bën pjesë dhe një sukses tjetër do ta çonte në fazën e eliminimit direkt, pasi në ndeshjen tjetër të grupit, Benfika ka mundur 2-0 Spartak Moskën dhe është kthyer në garë të paktën për vendin e dytë. (LajmeShqip.com)
GRUPI G
Sëlltik-Barcelona 2-1
21’ Uaniama, 83’ Uat / 90’+1’ Mesi
Benfika-Spartak Moskë 2-0
55’, 69’ Kardozo
Renditja: Barcelona 9 pikë, Sëlltik 7, Benfika 4, Spartak Moskë 3.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »