|
|
Wednesday, 07 November 2012 00:25 Milani ka komplikuar kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve falë një barazimi 1-1 në fushën e vet përballë Malaga. Kuqezinjtë e Alegrit tashmë kanë shumë pranë në renditjen e grupit Anderlehtin dhe Zenit Shën Petersburgun, pikërisht skuadrat me të cilat do të ndeshet në takimet e fundit.
Në ndeshjen ndaj Malagas, skuadra italiane kërkoi me shumë ngulm golin duke krijuar raste të shumta në pjesën e parë, por ishin miqtë që shënuan me anë të Eliseu 5 minuta para pushimit. Megjithatë, dominimi i vendasve u konkretizua me golin e Pato në minutën e 73-të, duke marrë gjithsesi një pikë të vlefshme që të paktën nuk do të krijojë shumë polemika, edhe pse renditja e italianëve vazhdon të jetë problematike.
Një hap të sigurt drejt turit tjetër e ka bërë PSZH duke mundur 4-0 skuadrën e Dinamo Zagreb. Ibrahimoviç këtë radhë ka qenë në rolin e “furnizuesit” duke dhënë pasimet për të katër golat e skuadrës së tij, me një tjetër shfaqje brilante të forcës ofensive. Në Grupin A, ku bëjnë pjesë francezët, duket sikur gjithçka është e vendosur pasi edhe Porto ka marrë një barazim 0-0 në fushën e Dinamo Kiev dhe i mjafton një pikë në ndeshjen e radhës për të qenë matematikisht mes 16 më të mirave.
Ndërkohë, bëhet më entuziazmuese lufta për kualifikimin në Grupin B, ku Shalke e Arsenal janë ndarë në barazim 2-2, ndonëse anglezët kryesonin 2-0 pas 30 minutave të para të sfidës. Fitorja e Olimpiakos ndaj Montpelje i krijon mundësin grekëve të mbeten në garë dhe të jenë një rrezik serioz si për anglezët, ashtu edhe për gjermanët në kalimin në turin tjetër të aktivitetit. (LajmeShqip.com)
GRUPI A
Dinamo Kiev-Porto 0-0
PSZH-Dinamo Zagreb 4-0
16’ Aleks, 61’ Matuidi, 65’ Menez, 80’ Horo
Renditja: Porto 10 pikë, PSZH 9, Dinamo Kiev 4, Dinamo Zagreb 0.
GRUPI B
Shalke-Arsenal 2-2
45’ Huntelar, 67’ Farfan / 18’ Uollkot, 26’ Zhirud
Olimpiakos-Montpelje 3-1
4’ Mashado, 80’ Greko, 82’ Mitroglu / 67’ (p) Belhanda
Renditja: Shalke 8 pikë, Arsenal 7, Olimpiakos 6, Montpelje 1.
GRUPI C
Anderleht-Zenit 1-0
17’ Mbokani
Milan-Malaga 1-1
73’ Pato / 40’ Eliseu
Renditja: Malaga 10 pikë, Milan 5, Anderleht 4, Zenit 3.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »