|
|
Monday, 29 October 2012 21:36 Lionel Mesi është nderuar sot me “Këpucën e Artë 2012” për shënimin e 50 golave në kampionat në sezonin 2011-2012. Argjentinasit i është dorëzuar ky çmim për herë të dytë në karrierën e tij, pasi e kishte arritur këtë objektiv individual edhe dy vite më parë.
“Motivimi im janë titujt që fitoj me ekipin. Asnjëherë nuk kam si synim të arrij objektiva personalë. Nëse vijnë është një gjë e bukur, por nuk ia kam vënë asnjëherë si objektiv vetes. Ëndrra ime e madhe është të vazhdoj të fitoj tituj me Barcelonën, të fitoj kampionatin e Kupën, si dhe Ligën e Kampioneve. Ëndrra ime është të fitoj trofe derisa të largohem nga futbolli duke luajtur për Barçën”, tha lojtari në konferencën për shtyp të organizuar pas dhënies së këtij çmimi.
“Të them të drejtën nuk më kujtohen të gjithë këto 50 gola që kam shënuar. Kur i shoh në përsëritje po, por po të më pyetni tani se ku janë shënuar nuk i mbaj mend. Nuk i kujtoj golat për bukurinë e tyre, por për rëndësinë që kanë. Golat që më kujtohen nga sezoni i kaluar janë ato të finales së Kupës, Botërorit të Klubeve dhe Superkupës. Festimet e mia? Besoj se do të ndryshojnë shumë shpejt”, tha ai duke aluduar për lindjen e djalit të tij. Jo rastësisht, drejtuesit e gazetës “Marca”, që i kanë dorëzuar trofeun talentit argjentinas, kishin përgatitur edhe një trofe në miniaturë për Tiagon, djalin e futbollistit që pritet të lindë në ditët e ardhshme. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »