|
|
Sunday, 28 October 2012 16:54 Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, bëri të qartë se nuk shqetësohet për të thyer rekordin e vendosur nga Pele për numrin më të lartë të golave të shënuar brenda një viti kalendarik, pasi për të ky objektiv nuk është asgjë në krahasim me ndihmën që mund t’i japë skuadrës në arritjen e objektivave kolektiv.
Argjentinasi shënoi golat numër 72 dhe 73 të vitit 2012 ndaj Rajo Vajekano të shtunën, duke iu afruar më tepër shifrave të regjistruara nga gjermani Gerd Myler (75) dhe braziliani Pele (85).
“Gjëja e fundit që më shqetëson në këto momente është të thyer rekordin e Pele. Ne fituam në një fushë të vështirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh argjentinasi pas përfundimit të ndeshjes.
Për 25 vjeçarin, dita e hënë do të jetë shumë e veçantë, pasi atij do t’i dorëzohet “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë në sezonin e kaluar, por si gjithmonë ai ka preferuar që edhe këtë sukses t’ia dedikojë shokëve të tij. “Më duhet të falënderoj shokët e skuadrës, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha patur kurrë mundësinë të fitoja këtë çmim”, tha ai.
Ndërkohë, në ndeshjen e të shtunës, ai arriti të kapte kuotën e 301 golave të shënuar si profesionist, nga të cilët 270 i ka shënjuar me fanellën e Barcelonës dhe 31 me fanellën e Argjentinës, shifra të pabesueshme kur mendon se ai është vetëm 25 vjeç.
Ndër 301 golat e shënuar, 246 janë shënuar me këmbën e majtë, 41 me këmbën e djathtë, 12 me kokë, 1 me gjoks dhe 1 me dorë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »