|
|
Saturday, 20 October 2012 17:42 Çelsi vazhdon të kryesojë e shkëputur kampionatin anglez pasi ka fituar takimin e 7-të nga 8 ndeshje të zhvilluara. Skuadra e drejtuar nga Roberto Di Mateo ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm 4-2, duke fituar jashtë fushë në derbin kundër Totenhem.
Kahill kaloi në avantazh Çelsin, por pastaj ishte Totenhem që shënoi dy herë me Gallas e Defo për të dhënë përshtypjen se mund të merrte një fitore në këtë ndeshje të rëndësishme për trajnerin Vijas Boas që kërkonte hakmarrje për shkarkimin e parakohshëm nga puna në sezonin e kaluar. Por Huan Mata ka shënuar dy gola brenda 3 minutash për të përmbysur gjithçka dhe më pas Starrixh vulosi rezultatin përfundimtar 4-2 në minutën e fundit të sfidës.
Tashmë Çelsi ndiqet nga dy skuadrat e Mançesterit, të cilat regjistruan fitore në ndeshjet e javës së 8-të. Uejn Runi festoi me dy gola dhe një autogol 10 vjetorin e tij në elitën e futbollit anglez, ndërsa Mançester Junajtid fitoi 4-2 përballë Stouk për të ruajtur distancën prej 4 pikësh nga Çelsi.
Të njëjtën diferencë ka edhe Mançester Siti që arriti një sukses më të vështirë në transfertë ndaj Uest Bromuiç me rezultatin 2-1. Heroi i ndeshjes ishte Edin Xheko, i cili i aktivizuar si zëvendësues, ktheu ndeshjen me dy golat e tij të minutave 80 dhe 92, ndërsa më parë kishin qenë vendasit që kishin kaluar në avantazh me anë të Long. (LajmeShqip.com)
Premier League
Rezultatet
Totenhem-Çelsi 2-4
47’ Gallas, 54’ Defo / 17’ Kahill, 66’, 69’ Mata, 90’ Starrixh
Fullhem-Aston Vila 1-0
84’ Baird
Liverpul-Riding 1-0
29’ Stërling
Mançester Junajtid-Stouk 4-2
27’, 65’ Runi, 45’ Van Persi, 46’ Uellbek / 11’ (ag) Runi, 59’ Kajtli
Suonsi-Uigan 2-1
65’ Pablo Hernandez, 67’ Miçu / 69’ Bois
Uest Bromuiç-Mançester Siti 1-2
67’ Long / 80’, 90’+2’ Xheko
Uest Hem-Sauthempton 4-1
46’, 72’ (p) Nobëll, 48’ Nolan, 87’ Maiga / 63’ Lallana
Noruiç-Arsenal 1-0
46’ Holt
Renditja: Çelsi 22 pikë, Mançester Junajtid 18, Mançester Siti 18, Everton 14, Totenhem 14, Uest Bromuiç 14, Uest Hem 14, Fullhem 13, Arsenal 12, Suonsi 11, Njukasëll 9, Liverpul 9, Stouk 8, Sandërlend 7, Noruiç 6, Uigan 5, Aston Vila 5, Sauthempton 4, Riding 3, QPR 2.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »