Kryesuesit e kampionatit gjerman, Bajern Mynih, vendosën një rekord të ri për Bundesligën për fillimin më të mirë të sezonit, duke regjistruar fitoren e 8-të në po aq ndeshje të luajtura, falë suksesit 5-0 ndaj Fortuna Dyseldorf në transfertë.
Mario Manxhukiç hapi serinë e golave, ndërsa Luiz Gustavo çoi në 2-0 rezultatin në pjesën ë parë. Pas pushimit, dy gola të Myler dhe një gol i Rafinja në minutat e fundit vulosën këtë goleadë. Por duhet theksuar se heroi i bavarezëve ka qenë padyshim Frank Riberi, i cili dha pasimet në 3 prej këtyre 5 golave.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka 24 pikë dhe një avantazh të ndjeshëm nga ata që pritej të ishin rivalët kryesore, kampionët në fuqi të Borusia Dortmund. Këto të fundit u mundën 2-1 në shtëpi nga Shalke dhe tashmë janë 12 pikë larg bavarezëve.
E vetmja skuadër që çuditërisht duket se mban hapin e Bajern është Eintraht Frankfurt, ekipi i ngjitur në këtë sezon nga Bundesliga 2, që regjistroi një sukses të rëndësishëm 3-1 ndaj Hanover për të qëndruar 5 pikë pas bavarezëve në vendin e dytë në klasifikim. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 8 / Rezultatet
Borusia Dortmund-Shalke 1-2
55’ Levandovski / 14’ Afellai, 48’ Hoger
Bajer Leverkusen-Mainz 2-2
43’ Kiesling, 87’ Kastro / 58’ Szalai, 76’ Rise
Volfsburg-Fraiburg 0-2
40’ (p) Kalixhiuri, 84’ Shuster
Eintraht Frankfurt-Hanover 3-1
5’ Matmur, 18’ Jung, 83’ Maier / 43’ Abdellaue
Fortuna Dyseldorf-Bajern Mynih 0-5
28’ Manxhukiç, 36’ Luiz Gustavo, 55’, 86’ Myler, 87’ Rafinja
Renditja: Bajern Mynih 24 pikë, Eintraht Frankfurt 19, Shalke 17, Borusia Dortmund 12, Bajer Leverkusen 12, Hanover 11, Fraiburg 11, Mainz 11, Hamburg 10, Fortuna Dyseldorf 10, Borusia Mynshengladbah 9, Hofenhaim 8, Verder Bremen 7, Nyrenberg 7, Shtutgart 6, Augsburg 5, Grojter Fyrth 5, Volfsburg 5.
Saturday, 20 October 2012 17:22