Zhoze Murinjo nuk ka vonuar t’i përgjigjet Horge Valdanos, i cili pak ditë më parë i kishte cilësuar të çuditshme blerjet e klubit madrilen gjatë kësaj vere, ku ishte menduar vetëm për mesfushën pa parë asnjë repart tjetër ku kishte nevojë për alternativa dhe për më tepër, ishte meritë e tij që ishin blerë lojtarë kaq të fortë që para se të vinte portugezi në skuadër. Trajneri i Real Madrid ka bërë të qartë se Valdano ishte personi i fundit që duhej të fliste rreth kësaj teme, pasi ai nuk kishte qenë një mjeshtër i blerjes së lojtarëve gjatë kohës që kishte drejtuar madrilenët, për më tepër dinte shumë pak gjëra rreth tyre.
“Nëse bëjmë një analizë, duhet ta bëjmë me të drejtë. Atë që do të them, mund të konfirmojë presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i asokohe, askush nuk e njihte Khediran këtu. Personi hipotetik që duhej të merrej me këtë punë (Horge Valdano), nuk e njihte kush ishte. Blerja e tij u bë nën përgjegjësinë time. Ozil e njihnin, por nuk ishin të sigurt nëse duhej blerë. Gjërat janë kështu si po jua tregoj unë. Nuk e dinin që Khedira ishte në vitin e tij të fundit të kontratës dhe mund ta blinim lirë. Për më tepër, nuk ia kishin idenë që Ozil kishte probleme me Verder Bremen. Atë e blemë për vetëm 15 milion euro”.
“Altintop? Ishte një dështim sportiv por një sukses ekonomik. E blemë për 0 euro dhe erdhi i dëmtuar. Ky nuk është faji im, nuk jam unë personi që merrem me kontrollet mjekësore. Por pastaj e shitëm dhe klubi fitoi para, nuk është e se e fali. Menaxhimi i tij ishte ekonomik, jo vetëm sportiv”.
“E gjithë bota bën gabime, por lojtarin më të mirë të historisë së Çelsit, Didier Drogba, e bleva unë. Sigurisht, me paratë e Roman Abramoviç… Në Angli, askush nuk e dinte kush ishte. Doni një shembull tjetër, Tiago nuk shkëlqeu të Çelsi, por ia shitëm Lionit për më shumë para se sa kishim shpenzuar për ta marrë nga Benfika”, shpjegoi Murinjo duke treguar se si ka nuhatje vazhdimisht për lojtarë të mirë që janë në treg, apo qoftë për t’i siguruar të ardhura të rëndësishme klubeve që drejton. (LajmeShqip.com)
Saturday, 20 October 2012 12:30