|
|
Friday, 19 October 2012 14:10 Arjen Roben mund të hyjë në histori si një nga lojtarët që ka kaluar më shumë probleme fizike në karrierën e tij për shkak të dëmtimeve muskulore. Lojtari që në Spanjë u pagëzua me emrin “njeriu prej qelqi”, ka pranuar se nuk është ende në gjendje të tregojë se kur mund të kthehet në fushën e lojës, pavarësisht dëshirës së madhe për të kontribuar në sukseset e Bajern Mynih.
Në një prononcim për “Bild”, ai ka treguar të gjithë stresin që i ka ardhur për faktin se nuk mund të thotë me saktësi se kur mund të kthehet në fushën e lojës.
“Kjo situatë është shqetësuese. Praktikisht unë ndjehem mirë, por pastaj më duhet të qëndroj jashtë fushës së lojës për tre javë. Dua të luaj, të ndihmoj skuadrën dhe të argëtohem. Por sinqerisht që nuk e di kur mund të luaj përsëri, më duhet thjesht të pres dhe të rri i qetë”, ka treguar holandezi.
Lojtari ka jashtë fushave që me 25 shtator, kur u zëvendësua në fitoren 3-0 ndaj Volfsburgut, ndërsa vazhdon të ndjejë ende problemet në kofshë. “Është e çuditshme, pasi dhimbja në kofshë shkaktohet nga një problem tjetër në kurriz, i cili vazhdon gjatë të gjithë muskulit. Por unë jam në duar të mira dhe doktorët më kontrollojnë rregullisht, ndaj pres vetëm kur të më thonë që mund të kthehem në fushë”.
“Uli Hënes ka thënë se jam profesionist i mirë? Më bëhet shumë qejfi kur shefi flet mirë. Ky kompliment do të thotë se edhe unë jam duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur te kjo skuadër”, deklaroi mesfushori holandez. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »