|
|
Tuesday, 16 October 2012 15:01 Zhoze Murinjo ka përfituar nga pauza për ndeshjet e kombëtareve për të shpjeguar situatën e Real Madrid dhe për të bërë një bilanc të punës së deritanishme. Ai ka filluar duke deklaruar se kishte mbështetjen e plotë të tifozëve të skuadrës,
“Ky është klubi më i mirë në botë për arsye të ndryshme. Historia e tij tregon që ka një diferencë të ndjeshme me të tjerët. Mendoj se madridizmi në përgjithësi më do. Ndoshta disa persona jo, por kjo është normale. Por ndjej se madrileni i vërtetë, ai që mban shallin në qafë edhe rrugëve të qytetit, më beson. Njerëzit vlerësojnë që kam dhënë maksimumin që në ditën e parë këtu”, tha Murinjo.
“Unë në historinë e klubit nuk jam askush, ose shumë i vogël, pasi kam fituar vetëm një kampionat dhe një kupë. Por unë e ndjej aq shumë këtë klub, edhe pse shpesh për arsye të personave të tjerë, konceptet e mia janë shfaqur në mënyrën e gabuar. Mendimi im është se një lojtar i Real Madrid duhet të vdesë në fushën e lojës”, tha tekniku portugez.
“Unë për vete nuk pranoj që ekipi im të luftojë për Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye të jetë 15 pikë larg kryesuesve të kampionatit. Nuk e konceptoj të dhuroj Kupën e Mbretit. Ekipi im i dëshiron të gjitha turnetë. Kjo është përgjegjësia e këtij grupi, është emblema e identitetit të tij”, tha ai duke iu referuar faktit se pret nga skuadra të luftojë për çdo trofe të mundshëm në këtë sezon.
Në fund, Murinjo i ka paralajmëruar të gjithë kritikët e tij që të mos kalojnë asnjëherë në sferën personale debatet rreth skuadrës.
“Kritikat sportive i pranoj. Një opinion i ndryshëm nga i imi është normal dhe e respektoj. Nëse hyjnë në sferën personale, kam vendosur bashkë me familjen time që do të kundërpërgjigjem apo do të përfundoj në gjyqe. Kam fëmijë dhe gruan të cilët vuajnë për gjëra të cilat në të vërtetë nuk duhet të ndodhin”, tha Murinjo. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »