|
|
Tuesday, 16 October 2012 13:20 Legjenda e futbollit polak, Zbignjev Bonjek, ka tensionuar sfidën mes Polonisë dhe Anglisë duke u tallur me sulmuesin Endi Keroll. Bonjek, që së shpejti pritet të zgjidhet president i Federatës Polake të Futbollit, shpreson që Keroll të zbresë në fushë në sfidën që luhet sot.
“Nipi im Mateo, që është 8 vjeç, lëviz më mirë në fushë se Endi Keroll dhe ka koordinim më të mirë se ai”, ishin fjalët e ish-futbollistit që drejtoi kombëtaren polake drejt gjysmëfinaleve të Botërorit në vitin 1982.
Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe futbollistët polakë, duke filluar nga kapiteni Marcin Vasilevski, i cili bëri të qartë se Keroll për ta nuk kishte asnjë surprizë.
“Ai është i gjatë dhe ka konstrukt të fortë fizik. Ai bën gjithçka mirë në ajër në duele dhe lufton kur bëhet fjalë për të goditur me kokë. Por kjo është e vetmja mënyrë se si ai shënon pjesën më të madhe të golave të tij”, tha ai, duke lënë të kuptohet se një mbrojtje e mirë mund ta izolonte plotësisht sulmuesin që këtë sezon luan me Uest Hem.
Vasilevski tregoi gjithashtu edhe dëshirën e madhe që polakët kanë për të mundur Anglinë, duke e parë këtë si një shpagim për eliminimin e shpejtë në Euro 2012 ku dolën që nga faza në grupe. “Motivimi ynë është i madh, duke parë edhe atë që na ndodhi në fushën tonë gjatë Evropianit”. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »