Momenti negativ i Milanit është bërë objekt komentesh në të gjithë botën dhe një “ekspert i rinovimit të skuadrave”, Arsen Venger, ka dhënë përshtypjet e tij mbi situatën që po kalojnë kuqezinjtë në këto javë të para të sezonit.
“Mendoj se është e nevojshme që të konfirmohet besimi ndaj Alegrit, pasi ka treguar që mund të drejtojë më së miri këtë skuadër. Cikli i Milanit nuk ka mbaruar, ai thjesht duhet të rinisë nga talenti i Emanuelson dhe El Sharaui”, ishte komenti i trajnerit të Arsenalit.
“Pasi janë lënë të largohen kampionë si Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, është normale që do të duhet kohë për të rindërtuar ekipin. Milani është si një makinë gare që ka patur probleme dhe ka dalë 2-3 herë nga pista. Por tani i duhet dhënë kohë për ta rindërtuar”, tha trajneri francez, duke shpjeguar arsyen e vërtetë të këtyre problemeve në kampionatin italian.
“Cilësia e skuadrave të Milanon është më e ulët sesa ajo që është shfaqur zakonisht nga këto klube në vitet e fundit. Arsyeja është gjithmonë e njëjta, kriza ekonomike”, tregoi ai. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 16 October 2012 10:50