Futbollistët e pakënaqur të Totenhem kanë detyruar trajnerin Andre Vijas Boas të ulet në bisedime me ta pasi janë të pakënaqur me stërvitjet dhe taktikën që zgjedh portugezi.
Lojtarët u ankuan se seancat e dyfishta stërvitore të AVB, shpesh edhe 24 orë para ndeshjeve të kampionatit, i kanë lënë shumë të lodhur për të luajtur në ndeshje.
Gazeta “The Sun” tregon se ata kanë kritikuar edhe stilin negativ të lojës që ideon trajneri i tyre, duke i thënë shprehimisht se preferojnë një stil më sulmues loje. Këto protesta e kanë detyruar AVB të premtojë se nuk do të ketë më seanca të dyfishta stërvitore gjatë javës për futbollistët që luajnë rregullisht me skuadrën.
Por mendohet që portugezi është mjaft i mërzitur me atë që ka ndodhur, pasi këto skena janë të njëjta me ato të një vitit më parë në drejtimin e Çelsit, një histori që nuk kishte një fund të lumtur dhe që solli shkarkimin e tij para fundit të sezonit. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 September 2012 11:40