Presidenti i ri i skuadrës së Millonarios, Felipe Gaitan, ka pranuar se klubi i tij mund të kthejë dy nga 13 titujt kampionë të fituar në historinë e kampionatit të Kolumbisë, pasi u zbulua se arritjet e kësaj skuadre ishin financuar nga paratë e siguruar falë trafikut të drogës.
Dy trofetë në fjalë janë ato të viteve 1987 dhe 1988, gjatë të cilit baroni i drogës Gonzalo ‘Meksikani’ Rodriguez Gaça, ishte aksioneri më i madh i klubit dhe tregtia e drogës lulëzonte në vendin e Amerikës Latine.
“Kjo është një mundësi të cilën po e marrim në shqyrtim. Por është ende shumë herët të marrim një vendim përfundimtar”, shpjegoi Gaitan për mediat vendase.
Millonarios nuk është e vetmja skuadër kolumbiane që ka marrë mbështetje të tillë financiare nga baronët e drogës. Klubi Amerika De Kali më përpara financohej nga vëllezërit Rodriguez Orehuela ndërsa klubi i Atletiko Nacional lejonte supermafiozin ndërkombëtar Pablo Eskobar që të kishte ndikim në vendimet e këtij klubi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 September 2012 10:50