Huan Roman Rikelme ka treguar se është i lumtur që më në fund arriti të ndërpresë me mirëkuptim kontratën e tij me skuadrën e Boka Juniors, ndërsa deklaron se nuk shqetësohet për ato që ka deklaruar Diego Armando Maradona rreth kësaj lamtumire.
“Jam larguar nga klubi dhe jam i lumtur me vendimin që kam marrë. Ndeshja ime e fundit ishte në finalen e Kupës Libertadores”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Lojtari kishte bërë të ditur dëshirën e tij që pas humbjes në finalen përballë Korinthians por vetëm të premten, presidenti i skuadrës, Daniel Anxheliçi, zbuloi se futbollisti 34 vjeçar ishte lejuar të ndërpriste kontratën e tij, i lirë për të firmosur me cilindo klub që dëshiron jashtë Argjentinës.
“Unë nuk jam i interesuar në gjërat që thotë Maradona. Unë kam fituar 3 Kupa Libertadores dhe kam fituar në finalen e të katërtës ku dëshiroja gjithashtu të fitoja. Unë jam një njeri të cilit i pëlqen gjithmonë të mbajë fjalën. Unë i kam përmbushur të gjitha ëndrrat e mia si lojtar”, deklaroi Rikelme.
“Që nga sot, unë do të jem thjesht një tifoz i Boka Juniors. Tani ka ardhur koha e Leandro Paredes që të shkëlqejë. Ai është 18 vjeç dhe një lojtar i madh. Nuk dua që të qëndroj dhe t’i zë rrugën atij”, përfundoi mesfushori argjentinas. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 September 2012 14:50