Skuadrat e mëdha kanë shfaqur vështirësi për të kaluar turin në Europa Legaue, pasi shumë prej tyre i janë afruar ndjeshëm eliminimit.
Inter ka marrë një barazim 2-2 në shtëpi përballë rumunëve të Vaslui, por është gjetur dy herë në disavantazh dhe mund të kishte dalë nga turneu.
E njëjta situatë mund të thuhet për Liverpulin, që i është falur një goli të Suarez në minutën e 88-të për të siguruar kualifikimin me barazimin 1-1, pasi skocezët e Hearts ishin në avantazh dhe po e çonin ndeshjen drejt kohëve shtesë.
Një nga ekipet e njohur që i ka dhënë lamtumirën turneut është Fejenord, që u eliminua nga Sparta Pragë. Fatin e holandezëve e kanë pësuar edhe qipriotët e APOEL, të cilët në sezonin e kaluar arritën deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)
REZULTATET
Dila Gori-Maritimo 0-2
Dnjepro-Slovan Liberec 4-2
APOEL-Neftçi 1-3
HJK-Atletik Bilbao 3-3
Hapoel Tel Aviv-Dudelanzh 4-0
Herenven-Molde 1-2
Rosenborg-Legia Varshavë 2-1
CSKA Moskë-AIK 0-2
PSV-Zeta 9-0
Jang Bois-Midtjylland 0-2
Sparta Pragë-Fejenord 2-0
Steaua Bukuresht-Ekranas 3-0
Metalist-Dinamo Bukuresht 2-1
Genk-Luzern 2-0
Viktoria Plzen-Lokeren 1-0
Olimpik Marsejë-Sherif 0-0
Klub Bryzh-Debreçen 4-1
Bordo-Crvena Zvezda 3-2
Partizan-Tromso 1-0
Hannover-Slask Vvoclavë 5-1
Levante-Madhëruell 1-0
Inter-Vaslui 2-2
Rapid Vjenë-PAOK 3-0
AZ-Anzhi 0-5
Lacio-Mura 3-1
Njukasëll-Atromitos 1-0
Liverpul-Hearts 1-1
Videoton-Trabzonspor 0-0 (4-2p)
Tuente-Bursaspor 4-1
Sporting Lisbonë-Horsens 5-0
*me të zeza skuadrat e kualifikuara në turin tjetër
Thursday, 30 August 2012 22:53