Sulmuesi Aleksandre Pato dhe mesfushori Paulo Henrike Ganso janë mungesat më të mëdha në listën që trajneri i përfaqësueses braziliane, Mano Menezes, ka hartuar për dy miqësoret kundër Afrikës së Jugut dhe Kinës në muajin shtator.
Pas dështimit në Lojërat Olimpike, ku Brazili mori vetëm medaljen e argjendtë, Menzes tashmë i është kthyer detyrës së tij kryesore, përgatitjes për Kupën e Konfederatave 2013 dhe më pas Kupës së Botës 2014.
Ylli i Milanit, Aleksandre Pato, ka një dëmtim muskulor dhe pritet të jetë pushim për një muaj, ndërsa Ganso nuk është marrë në konsideratë për shkak të formës që po kalon, pasi humbi vendin në formacionin titullar të kombëtares gjatë Olimpiadës. Ylli i Santos kërkon të ndryshojë skuadër dhe kjo situatë ka përkeqësuar gjendjen e tij. (LajmeShqip.com)
Kombëtarja e Brazilit për miqësoret e shtatorit:
Portierë: Xheferson (Botafogo), Diego Alvesh (Valencia), Kasio (Korinthians).
Mbrojtës: Aleks Sandro (Porto), Marcelo (Real Madrid), Daniel Alvesh (Barcelona), Adriano (Barcelona), Tiago Silva (PSZH), David Luiz (Çelsi), Rever (Atletiko Mineiro), Dede (Vasko).
Mesfushorë: Sandro (Totenhem), Lukas (Sao Paulo), Romulo (Spartak Moskë), Ramires (Çelsi), Paulinjo (Korinthians), Oskar (Çelsi), Arouka (Santos).
Sulmues: Leandro Damiao (Internacional), Neimar (Santos), Jonas (Valencia), Hulk (Porto).
Friday, 24 August 2012 11:40