Kejsi Stoner ka vendosur të mos garojë në Çmimin e Madh të Çekisë në Brno, në garat e MotoGP, pasi ka vendosur të kthehet në Australi dhe të operojë kaviljen e dëmtuar një javë më parë.
“Për titullin mbaroi gjithçka këtu. Do të shkoj në Australi dhe të pres që inflamacioni të ulet, në mënyrë që më pas të operohem. Do të mundohem që të kthehem në formë sa më shpejt. Kjo situatë është shqetësuese, sidomos në vitin e fundit të karrierës time, por garat janë kështu, nuk mund të presësh gjithmonë fundin e lumtur”.
Si rrjedhojë, pavarësisht kohës që do t’i duhet Stoner për t’u kthyer në pistë, duket qartë se ai nuk do të jetë më në gjendje të luftojë për titull në këtë sezon, por të do të kërkojë që në garat e fundit të ngjitet përsëri në podium, për të nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij të suksesshme. Këtë e ka pranuar edhe Horge Lorenco i cili deklaron se gjithçka do të jetë më e thjeshtë.
“Ky është një lajm i tmerrshëm për kampionatin, ashtu si mungesa e Heiden dhe Barbera. Pa Kejsin, lufta për titull nuk do të jetë njëlloj, edhe pse do të bëhet gjithçka më e thjeshtë në gara dhe kualifikuese”. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 August 2012 08:01