Antonio Kasano nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për kontratën dyvjeçare që ka nënshkruar me skuadën e Interit, duke pranuar publikisht se ishte një tifoz i kësaj skuadre, ndonëse në vitet e fundit kishte luajtur për rivalët e urryer të Milanit.
“Faleminderit Interit, pas një përjetësie arrita të skuadra me të cilën jam tifoz”, tha futbollisti në ditën e tij të parë si zikaltër. “Për mua është e rëndësishme, nëse bën tifo për një skuadër dhe pastaj arrin të luash për të, ky është maksimumi. Sinqerisht që mu kthye buzëqeshja”.
“Tani gjëja më e rëndësishme për mua është të jem në gjendje të luaj që në ndeshjen e parë kundër Peskaras. Çfarë numri do të mbaj? 99, ia kam thënë drejtuesve të skuadrës, jam i lidhur me atë numër ndonëse e kam mbajtur edhe në skuadra të tjera. Po përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë interistët si unë”, tha Kasano në fjalët e tij të para si futbollist i kësaj skuadre, pasi ishte takuar me një pjesë të shokëve të rinj të ekipit.
Lojtari i përfaqësueses italiane ka nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme, ku përveç rrogës 3 milion euro në sezon, do të përfitojë të ardhura të ndjeshme nga bonuse të ndryshme, ku më i çuditshmi është a i një premioje sa herë që fiton 11 metërsha.
Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka qenë sot i pranishëm në qendrën stërvitore për të përshëndetur të sapombërriturin Kasano, por edhe mesfushorin Gargano që u ble nga Napoli. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 August 2012 14:53