Humbja e thellë 5-1 e Milanit përballë Real Madrid në miqësoren e luajtur në Nju Jork duket se ka tensionuar situatën në radhët e ekipit italian. Administratori i përgjithshëm, Adrano Galiani, nuk e ka fshehur dot pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si është interpretuar ndeshja, duke kritikua hapur trajneri Masmiliano Alegri për ndryshimet e shumta që bëri në formacion në pjesën e dytë, ku madrilenët dominuan duke shënuar katër gola.
“Të ndryshosh 9 lojtarë nga 11 të mundshëm kundër Real Madrid ishte një gabim i rëndë i trajnerit. Jemi në Nju Jork dhe kemi gjithë botë që na sheh, nuk mund të turpërohemi në këtë mënyrë. Kjo nuk është miqësorja e Solbiate Arno”, ishin fjalët ironike të tij kundër Alegrit.
“Kjo ishte një mungesë respekti ndaj publikut të një stadiumi të rëndësishëm kundër një kundërshtari prestigjioz. Jam i tërbuar nga inati. As nuk më intereson fakti se Real Madrid bëri 11 zëvendësime. Ata në pankinë kanë Kaka, Higuain, Ksabi Alonso, Serxho Ramos, Albiol e Arbeloa. Këto janë Kampionë Bote e Kampionë Evrope”, ishte polemika e hapur e Galianit i cili i ka tërhequr vëmendjen publikisht trajnerit të Milanit. (LajmeShqip.com)
Friday, 10 August 2012 18:25